Archive for the ‘poezi’ Category

Blerim i vonë (lirika)

Shtator 12, 2007

1.Shpirti im

Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Në se pak unë u mbollisa,qe një kohë,e gjithë:zezonë!
Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,-thonë,-në vreshtë!
Epo s’isha Don Kishoti,atë kohë ta zija heshtë?!

 

Edhe heshta,edhe heshta:të rrah gjoksin?Krejt e kotë!
Nuk guxoj të shkruaj vjersha:qe një kohë,aman,o Zot!
Sepse shkrimi qe dëshmi,s’ka se ç’duhej dëshmitari?!
Shkurt e shkurt lexues të mi:drejt përdrejt tek Haznedari.

 

Ky përditë lëpinte kosën,s’ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën:më mirë vdekur se sa gjallë?!
Ndaj buisa pak si vonë,ndaj kaq shumë unë u mbollisa
Më mirë kurrë a më mirë vonë:kështu heshtjes iu vu pika.

17 gusht 2005

 

2.Obsesion

Malli i beftë më pushtoi,më pushtoi dhe nuk më lë
Një copë plak të dashuroj,mos më pyesni si a hë?!
(more…)

Ode për tranzicionin

Gusht 12, 2007

(Këngë: këndohet me lahutë!)

“Me dialekt të përzier?!”
Lum e lum për të madhin Zot!
Si qemë dje e si jemi sot?
Dje po qe veç diktaturë
Dhe na rropi 7 lëkurë!
Sot po erdh demokracia
Dhe na mbyti anarshia.
Me të panjohura “ekuacioni”
Zgjati shumë ky tranzicioni.
Punë nuk ka, as ujë as drita
A s’merr veshë?A tha “korita”.
E ku ishe?Asgjëkundi. . .
Shqipëri, të mori lumi.
Se në krye do mytebera

(more…)

Përjetësisht i dashuruar (cikël me poezi)

Gusht 12, 2007

Përjetësisht i dashuruar!
(cikël me poezi)

 

“Poetët dashurojnë tërë jetën!”
Pablo Neruda

 

1.Përjetësisht i dashuruar


Mos më thoni:si e qysh?Si e qysh,o babagjysh?!
I këndon ti dashurisë mu në vërsë të pleqërisë.
U përgjigjem kollaj fare:-Dashuria nuk njeh moshë!
Se,sa shoh një tringofare,unë nga plak,bëhem riosh?!

 

Edhe zë rois si bletë,po rois e kërkoj zgjua
Se tani kam vënë fletë,hajde,tani,dhe më mbaj mua?!
Zë këndoj bilbilgjyzar,zë këndoj si shtruar-shtruar.
Dreq-o plak e mallpashuar:përjetësisht i dashuruar…

 

5 maj 2004

 

 

2.E marr vesh

 

E marr vesh:ke zbritur nga qielli
(po krahët s’i shoh ku i ke?)
Në e humba pusullën,i mjeri
Fajin veç ti,moj, ma ke?!

 

Se je e bërë si me dorë
Stolisur e ujdisur me porosi
Edhe sikur të isha shënjtor,
Do të kthehesha në djall,s’ka se si?!

 

3 maj 2004

 

 

3.U ndeza flakë

 

Ndjenjat dhe mendimet m’u ndezën flakë
Një vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time
Ah,ta hajë dreqi!Harrova që jam plak?!
Renda pas të bukurës,si në rininë time.
(more…)

Pa ty

Gusht 11, 2007

Pa ty

Behari pa ty,si dimër!
Dimri?Kuptohet-akullnajë!
E merr vesh,o syri i ndritur,
Pa ty,s’e kam hiç kollaj.

 

Qesenë,dihet,e kam bosh
Kacidhe nuk kam në kuletë
Të them që mos të shpresosh
Se jetën do ta kesh të lehtë.

 

Po zemrën e kam qelibar
Të tillë?As do gjesh ti gjëkund!
S’ka nga unë njeri më bujar
Në dashuri askush nuk më mund!

 

Në kushtet s’i kam aq të mira
(ti më njeh:unë jam dembel!)
Me ty unë përzë aq dimra
Se më je behar,e ngrohtë-diell…

19 korrik 2007

 

Shkruar nga Përparim Hysi

Soditje

Gusht 11, 2007

Soditje

Trupin tënd-lakuriq
Sa e shoh,mendja eksiq!
Sepse iku dhe kaptoi
Pa më thuaj:ku qëndroi?

 

Domosdo,qëndroi tek ti
Se nuk mbahej në burgji,
Se u shfaqën gjithë nishanet
Natyrisht,më zunë alarmet!

 

Shfaqen supet,shfaqen gjiret
Sërë-sërë,të gjitha hiret!
Upupu,si je e tëra?!
Gati mua t’më bjerë cërma!

 

Edhe ika,u xhindosa
Pas nishanesh krejt u sosa
Më la mëndja,shkoi e iku
Lakuriqja keq më fshiku.

13 korrik 2007

 

Në dhomën time

Gusht 11, 2007

Në dhomën time

Në dhomën time hyri një puhizë joshëse
(kush ma solli papandehur këtë puhizë?)
Padyshim që e sollli një bukuroshe
Nga ato që është prodhuar si jashtë serisë!

 

Se ndryshe,nuk ka si të jetë ndryshe
Që unë,plakaruqi,zë e këndellem!
Është një puhizë dehëse(pa si e qyshe)
Me të tani,pleqërisë,ja që “dehem”.

 

Dehem se rakia qe e fortë
Siç duket nga ajo ballëkazani!
Në kjo”puhizë”mua më vuri poshtë,
Ndodh them unë se ma deshi xhani.

28 qershor 2007

 

Ti

Gusht 11, 2007

Ti

Ti qe e bukur si një vegim!
Fustani mbi trup si derdhur mbi shkumë!
O Zot,a ma tregon dot “magjinë”
Se aq jam mahnitur(më zuri me shkumë?!)

 

Dua ta shpengoj unë imagjinatën time
Se brune me sy të kaltër rrallë kam parë
Ah,ta dish,o moj mikja ime!
Gojëhapur mbeta nga kjo pamje e rrallë.

 

E di që jetëshkurtër është bukuria
E di mirë tani që jam flokëbardhë!
Por ja që u marrosa unë nga bukuria
Dhe humba arsyen,sa mora prrallë.

 

S’kish se si?Ç’mund të bëja tjetër?
Qe një “magji” që na zuri të gjithë.
Tek shkruaj tani që jam burrë i vjetër
Dua që të më zëjë prapë ai “grip”

 

Dua?!Po vallë kaq a mjafton?
Rinia iku dhe kurrë s’kthehet më.
Në shkrova për dikë që zemëra ma don
E bëra se s’e di(në rron a s’rron më…)

5 qershor 2007

 

Atë puthje

Gusht 11, 2007

Atë puthje

Atë puthje të rrëmbyer
Që të dhashë dikur-dikur
Pse më duket vetullprerë
Si tani ta jap,sikur…

 

Sepse mbresa qe e tillë,
Që aq shumë,moj,më shijoi
Bëhem djalë i përtërirë
Sado mosha mua më shkkoi.

 

Mosha shkoi,po jo kujtimi
Mbresa e puthjes vjen më shfaqet
Sado plak është Përparimi
Sulet teje(Ç’i do llafet?!)

 

Llafet janë pa bereqet
E ka thënë me kohë i pari
Sado jam në moshë të tretë,
Ke parë ti,që ma do xhani…

21 prill 2007

 

Buzët e Sheriarit

Gusht 11, 2007

Buzët e Sheriarit

Seç më flet dikush nga larg
Veç për buzët e Sheriarit!
Zë e ndizet imi gjak
Zë më ndizet si prej zjarrit.

 

S’është i stisur.I vërtetë,
Se është zjarr ndezur nga malli
E di mirë dikush që flet
Se çfarë buzësh kish Sherjari!

 

Këto buzë të ëmbëla mjaltë
I shijova unë së pari
Ndaj më vijnë dhe më zënë djajtë
Ah,çfarë buzësh kish Sherjari!

 

Zë më hapet plagë e vjetër
Koren seç i hoq dikush.
Dhe,sado jam burrë i vjetër,
Ky kujtim me lotë më mbush.

20 prill 2007

 

Mos….

Gusht 11, 2007

Mos…
Mos ke harruar moshën
Që vë në veprim hiret që pate dikur?
Se,ende,nga hiret e tua joshem
Më duket mua sikur…

 

Se prapë buza e vogël me pushë
Të jepë një shend e bukuri të rrallë
Dhe dua që ta puth atë buzë
Aq,moj,aq unë kam mall.

 

E vogël je si një miniaturë
Vështrimin të ëmbël e joshës
Oh,ato çaste dikur-dikur!
Më bëjnë që t’i them defo sun moshës!

 

Rinia vërtet ka perënduar
E freskët dhe e çelur je si gonxhe!
Sado që mosha më ka shkuar
Dorëzohem para teje:më joshe!

 

Vezullon si yll i paprekshëm
Në sy,ende,qiell pranveror
Magjepsem,i tëri magjepsem
Në prehërin tënd bie “theror”.

2 prill 2007

 


Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.