Përjetësisht i dashuruar!
(cikël me poezi)
“Poetët dashurojnë tërë jetën!”
Pablo Neruda
1.Përjetësisht i dashuruar
Mos më thoni:si e qysh?Si e qysh,o babagjysh?!
I këndon ti dashurisë mu në vërsë të pleqërisë.
U përgjigjem kollaj fare:-Dashuria nuk njeh moshë!
Se,sa shoh një tringofare,unë nga plak,bëhem riosh?!
Edhe zë rois si bletë,po rois e kërkoj zgjua
Se tani kam vënë fletë,hajde,tani,dhe më mbaj mua?!
Zë këndoj bilbilgjyzar,zë këndoj si shtruar-shtruar.
Dreq-o plak e mallpashuar:përjetësisht i dashuruar…
5 maj 2004
2.E marr vesh
E marr vesh:ke zbritur nga qielli
(po krahët s’i shoh ku i ke?)
Në e humba pusullën,i mjeri
Fajin veç ti,moj, ma ke?!
Se je e bërë si me dorë
Stolisur e ujdisur me porosi
Edhe sikur të isha shënjtor,
Do të kthehesha në djall,s’ka se si?!
3 maj 2004
3.U ndeza flakë
Ndjenjat dhe mendimet m’u ndezën flakë
Një vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time
Ah,ta hajë dreqi!Harrova që jam plak?!
Renda pas të bukurës,si në rininë time. (more…)