Mos….

by

Mos…
Mos ke harruar moshën
Që vë në veprim hiret që pate dikur?
Se,ende,nga hiret e tua joshem
Më duket mua sikur…

 

Se prapë buza e vogël me pushë
Të jepë një shend e bukuri të rrallë
Dhe dua që ta puth atë buzë
Aq,moj,aq unë kam mall.

 

E vogël je si një miniaturë
Vështrimin të ëmbël e joshës
Oh,ato çaste dikur-dikur!
Më bëjnë që t’i them defo sun moshës!

 

Rinia vërtet ka perënduar
E freskët dhe e çelur je si gonxhe!
Sado që mosha më ka shkuar
Dorëzohem para teje:më joshe!

 

Vezullon si yll i paprekshëm
Në sy,ende,qiell pranveror
Magjepsem,i tëri magjepsem
Në prehërin tënd bie “theror”.

2 prill 2007

 

Një Përgjigje to “Mos….”

  1. Përparim Hysi Says:

    Dhe vjen një çast…

    Dhe vjen një çast që askujt s’i duhesh
    Pak dhe nga pak,po dorëzon “tapitë?!”
    Se tani,dihet,sa vjen e “tkurresh”
    Dhe gjuhën të nxjerrin,kush të deshi një ditë.

    Kështu do të ndodhë: e ke kot që ankohesh
    As mos u mat më me hijen e mëngjesit
    Në ç’po ndodh,s’ke pse shqetësohesh
    Ç’ndodh është aksiomë,si rregulla e treshit.

    Koha bën të sajën,për ty s’ka përjashtim
    Kot që kënaqesh me lugën bosh.
    Pra,mblidhe mendjen,zoti Përparim
    “Tapitë” edhe ti,si të gjithë, t’i dorëzosh.
    23 tetor 2007
    Mos më provoko!
    Mirë që buzëqesh,po pse buzën lëpin
    Ende s’jam”sylesh”,ende kam fuqinë.
    Në më merr për “buf”,them se pak gabon
    Një çast bëhem”ujk”,s’kam harruar “zakon?!”

    Kush më shtie çikë,di të marrë hak
    Sherri mua më pik,sado që jam plak.
    Borxhe nuk duroj,zë e shlyej në vend
    Kush më provokoi, e pagoi në vend.
    23 tetor 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s


Këtë e pëlqejnë %d blogues: