Ndjesë Vezirit!
“Ti Neim qe s’di këndim
Je ministër për arsim? ! “
Fan Noli
Kur marrë të shkruaj për këtë tregim, më sillet para sysh një skenë ku Artisti i Popullit Luftar Paja, shkëmben batuta me kryetarin e tij. – S’më heq dot, o zoti kryetar! Ai: – Të heq! – Ëhë, nuk më heq dot! dhe gjithë ky shkëmbim batutash, përcillesh me idenë se sekretari (Luftari) qe analfabet dhe kryetari me gramë. Kur tak vjen urdhëri nga lart: analfabeti kryetar dhe ai me gramë, kryetari, sekretar. Dhe Luftari (kush më mirë se ai? !) : – Eh, të thashë? Aty tani dhe bëj si të të them. (të më falni në batuta s’është origjinale, po merreni si kontekst!). Salla shkërrmoqej me të qeshur dhe, natyrshëm, do qeshte me ketë paradoks. Ama i referohej kohës së Zogut. Dhe domosdo do qeshje. Se për të qeshur qe. Po vallë a shpëtuam nga këto paradokse ku i paafti të drejtonte të aftin në kohën e Enverit? Unë them se jo. Dhe për këtë kohë, të cilën e kam jetuar me gjithë larushinë e saj, edhe do të flas. E kam thënë edhe diku tjetër. Kurrë nuk flas për gjëra që nuk m’i ka parë syri apo dëgjuar veshi.
* * *
Idenë për dikë në është i aftë apo i paaftë, them që do ta kem rrekur kur mbarova të mesmen. Në shkollë të mesme, kur nuk më mungonte gjykimi (natyrisht, në kufijtë e moshës. se ezhdërha nuk qeshë, de! ) shikoja se sa të aftë ishin të gjithë mësuesët e mi;sa me përkushtim punonin që të gjithë. Dhe, natyrshëm, modelonin para nesh, nxënësve të tyre, vetëm dhunti pozitve pa bërë as pikën më të vogël të lëshimit. E filluam shkollën 5 klasa paralele dhe “bryma” ra mbi dy klasa me gati 80 nxënës. Qe kosë e rëndë dhe nuk lejonte”firo”. Mbeteshe edhe në muzikë, edhe në vizatim, edhe në fizkulturë. Dhe, sa mbarova shkollën, u emërova mësues në 7 – vjeçare. . Këtu, së pari u njoha me paaftësinë. Drejtori qe me 7 – vjeçare, vazhdonte të mesmen me korerspodencë, por qe komunist. Kjo qe që i vinte kapak. Por, pse duhet t’i ha hakën? Nuk qe as i bezdishëm dhe as që fryhej. Kisha nja tri vjet të mira që punoja(ndërkaq kisha filluar me korespodencë UT) dhe, në Fier, takoj pas nja 6 – vjetësh të mira, një ish shokun tim të ish – Normales. Qe nga ata që, qysh në vitin e parë, ra “theror! “: Mbeti në shumë lëndë. E përjashtuan si mbetës( e kush të njihte për Sulo – be në atë shkollë? ! )dhe me gjykimin tim të atëhershëm, e mendoja se si fshatar që qe. ndoshta kish përfunduar bari a bujk andej nga Mallakastra, se andej dhe qe. U takuam, u përqafuam dhe, sa u ulëm në klub për të pirë ndonjë kafe, i them: – Po hë, me se merresh? – Jam drejtor shkolle ne B. . . , – më thotë. Mua sakaq dhe m’u skuqën veshët. Se si ishte e mundur që ky gdhë(se gdhë qe! ) që u përjashtua si mbetës në aq lëndë, të jetë drejtor shkolle? ! . – Po mirë, – i them, – ke ndonjë mësues që njoh unë? – Kam Mitat . . . , – më thotë. OU, – s’m’u ndenj pa shfaqur gazëllimin tim, – po si shkon Mitati? AI: – Aha, nuk bëhet njeri dot Mitati. Edhe si mësues po është i dobët? ! ! ! Ore, – u hodha unë përpjetë nga e keqja, – ç’më thuaj mua përralla me mbret? PO para Mitatit, – i them, – ul kokën unë dhe ti e di kush jam! (për parantesë, pa modesti të rreme, kam qenë nxënës i mirë. Të më falni për këtë sqarim! )AI: – Ore, Papi, ti i mat gjërat me kutin e Vasil Kamanit(drejtorit tonë të mrekullueshëm te ish Normales se Elbasanit), por unë, – tha, – jam komunist dhe ajo që mësonte më mirë Mitati as më hyn në sy. Aha, – më fal, – e mbylla bisedën unë, këtë nuk e dija. Dhe mezi e shtyva, mandej, atë të shkretë kafe.
Dhe ky i paaftë(ah, sikur të qe i vetëm! )i ngjiti shkallët e hierarkisë së kohës deri në Qendror. Mua nuk m’u nda. Sikur ta kisha me tapi. Erdhi sekretar byroje në fermë ku jetoja, mandej në komitet të partisë për propangandën(mbulonte dhe arsimin)dhe kur në një seminar iu kundërvura ca”dokrrave” të kohës(arsimi qe i mbarsur me to), ai u ngrit dhe tha: – Papit i ka mbetur ora ca vjete tutje, prandaj mos ia vini re. Opo mirë që s’më ndëshkoi se të bënte hatanë, po të donte? ! E shoqja e ketij mikut, me katapultë, domosdo, nga që qe me 7 – vjecare, na u emerua as me pak dhe as meshume, por inspektore kaudri në arsim. Epo më çoi halli për një vërtetim tek ajo. Daktilografistja nuk qe dhe e mora me shkrimdore. Epo si mos i kishe zilinë: vetëm fjalën Fier, e shkroi me 5 gërma nga 4 që ka. Bukuria(marrëzia, thuaj! ) qëndronte tek fakti se nga 5 gërmat, 4 i kish shkruar gabim? Ju lutem vëreni si shkroi: fjeRë! Bëni krahasimin me Fier. Epo bëj mashalla se qe e shoqja e Atij(mbetësit, pra! )! Më thotë një ditë një jurist që punonte ndihmës prokuror. Juristi kish mbaruar shkëlqyeshëm, por titullar qe një militant. I them një ditë, – më tregoi ai, – ou, paskan fluturuar në hapësirë. – Kush thotë? – më pyeti. Ja, – i them, “Zëri i popullit” që e shoqëron dhe me figurën e Juri Gagarinit. Ai u afrua drejt tavolinës, vuri bythët mbi të dhe, mbasi pa gazetën, tha: – Gënjejnë? ! Këtë nuk e di unë që jam prokuror i rethit dhe ma dikan ca palogazetarë! ! !
Të shkojmë dhe më tutje. Pija kafe me një zyrtar. Gruaja e tij punonte me mua. Më thotë ky: – More ç’u bë me atestimin për time shoqe. I them: – Aha, qeveria e ka shtrënguar rripin dhe do paguaj vetëm ata që janë kualifikuar shumë mirë. Jotshoqe është me atë listën e gjatë ku janë grupuar ata me notë mjaftueshëm. Çfarë, – turfulloi ai, – si është e mundur? Janë tri lista, – u mundova ta sqaroj, Shumë mirë(gjithësej janë a s’janë 10 – veta), mirë afër 25 dhe mjaftueshëm rreth 60 e kusur. Vetëm ata me shumë mirë do marrin shtesë, – ithem. S’po e mbante vendi, kur, si me porosi, hyri në turizëm kryetari i KE te rrethit. Njeri që bënte gjëmën. Qe i tillë që, po ta kishe mik(të njohur) të bënte pasha, në të merrte zët, të bënte gjëmën. Hyri. Qe vetëm. Urdhëro, – e ftoi miku im. Erdhi dhe e prezantoi dhe me mua. Pa shkuar gjatë, miku filloi t’i qajë hallin. Dhe shtoi, ky(e kishte për mua)më thotë që vetëm nja 10 – veta do marrën shtesën. AI: – Pa hajde me mua, – mëtha. Sa hymë në komitet, më thotë: – Shko i thuaj atij të kuadrit të vijë me të tri listat tek unë. Bëra si më tha dhe së bashku me atë të kuadrit hymë tek zyra e kryetarit. Hë, – më thotë, – pa ma gjej emrin e asaj të X. . . që biseduam. E gjeta. Dhe kryetari(më gjeni gjëkundi si ai? ! ) – Dëgjo, kjo lista këtu do marri shtesë. Ai i kuadrit: – Shoku kryetar, nuk bëhet kjo gjë se në këtë listë janë ata që kanë dalë më keq e ku të di unë. AI: – More mend do më japësh ti. Pa një të marrë atë listën e gjatë, një të firmosur, ore babaçe, urdhëroi dhe sekretaren t’i vinte vulën dhe gjëmoi: – Pse ka vdekur pushteti popullor që të paguaj vetëm 10 mësues! More, iu kthye atij të kuadrit, jini në qyngjet ju apo jo? Dhe kështu ndodhi me të vërtetë. Ata”shumëmirët” ku përfshihej dhe ish drejtori im me kualifikim të lartë. mbetën prapa listës. Kur i them se si do zhvlloheshin ngjarjet, më tha: – Nuk ka mundësi. Do t’i drejtohem Adil Çarçanit! Mirë, o mirë, – ithem, – po e njeh kryetarin ti. Që nuk pyet hiç. Thoshte vete: – Pesë ditë e petrit! Dhe “shumëmirët” u puthën me Milon! (jo me atë politikanin, jo. Ai qe nëpunës në muzenë tonë ato kohë! ).
Në shkollë kishim, mes tjerash, një drejtor jo vetëm të aftë, por dhe me kaulifikim të lartë. Kish mbaruar për gjuhë – letërsime mesatare të lartë(është po ky që sa citova: shumëmiri, pra! ). Do ti që nguli këmbë dhe dha dorëheqje. Na theri, thuaj. Një ditë, kur kish radhën për rojen operative, nuk u paraqit. Vjen kryetari i këshilit dhe më thotë: – More pse nuk po vjen ai në shërbim: Unë, për ta marrë në mbrojtje, i them: – Dëgjo, Feçorr( qe burrë i zgjuar, pse t’i ha hakën? )Llazari ishte i sëmurë, dhe ndaj nuk ka ardhur. Ai: – Jo, mor jo, nuk është hiç i sëmurë ai. Po ai ma heq veten të mënçëm se është me universitet. Mirëpo kjo partia e punës që thuaj, o Papi, ia ka gjetur, më ka vënë mua pa arsim mbi atë, t’i bëj një proçesverbal unë, pa shërohet tak – fap ai. Prit, i thashë, se do vete ta lajmëroj. Dhe erdhi Llazari se Feçorri vërtet s’kish shkollë, po ia priste mendja dhe e tundte atë këmborën. Se kishte dhe të tillë. me zgjuarësi natyrale, pse t’i vijmë anës. Feçorri qe njeri pozitiv, por nuk lejonte t’ia shkonte njeri ujtë nën rrogoz. . Dha dorëheqjen Llazari. Kur tak dhe sollën një femër. Komuniste kjo. Po ne qemë mësuar me këto gjëra. Po mori përpjekur që thoni ju dhe u bë anëtare e plenumit. Hajde, babam, hajde! Me katapultë, or të keqen! Ngritja e femrës në përgjejgësi. E bjerë e vdis! Nga mendja, tamam. 4 lopë, i numëronte 5? ! Epo punë e madhe! Diskutonte me “kripë”, ore burazer. P. sh. “kjo që thuaj ti, sh. P. . . (d, m. th, unë? ! )eshte regres, por ne jemi progres! “. Epo hë, kishe si mos ndjeje repekt per te? ! Të pëllciste sa të bëje “bam. “. I kish thënë një koleges sonë: – S’ka gjë që s’mësojnë fëmijtë e tu, por ti je me kockë partie. Ata( e kish fjalën për dikë”të dekllasuar”, mësuese dhe kjo e shkreta me ne)dhe në mësojnë, kur të shohën majën e veshit do shkojnë në shkollë të lartë. Shumë shumë të punojnë aty në fermë, se e kanë tepër. Ja, e tillë më qe. Nuk mbushte fare. Ama për partinë të therte. Dualën ato grupet antiparti andej nga Tirana. Grupe që i kish
zbuluar partia. Po kjo, komunistja jonë, ta hante thatë. Dhe duke e ditur që unë kisha xhaxhanë të pushkatuar, bëri një”paralelizëm vogël” . Vetëm si provë”besnikërie” e pati. Pse hyra në mbledhje të këshillit pedagogjik me dy minuta më vonë se ajo(po si guxoja unë të hyja pas sh. Lenin, xhanëm? ! )ajo m’u lëshua: – A nuk është punë e mirëfiltë armiqësore futja pas drejtorit e sh. Përparim Hysi, në mbledhje, kur gjithë populli dhe partia janë ngritur në këmbë për të demaskuar punën anti parti të pucçistëve me M. Shehun e kompani? ! . . . S’kish si bëhej më mirë, apo jo? Thashë me vete, po kur do t’i ngrihen kolegët e do ta demaskojnë këtë “nxitim” dhe dashakeqësi të saj kundër meje. Por mezalla. Asnjë. Sikur t’u kishe këputur kokën. Domethënë, Përparim aga, i thashë vetes, bëj derman vetes, se të gjeti gazepi. Mbaroi shoqa drejtoreshe me pretencat allaVishinski(me siguri që do dekorohej për këtë zbulim gjenial? ! )dhe ja fjala ime në vija të trasha: – Dëgjo, moj shoqa prokurore? ! – Të lutem shumë, s’jam prokurore, por jam X. . . , anëtare e. . . . Tani më hipën kacabujtë: – Nuk do jesh më, – i them. Do të hedh në gjyq se më ke”përkëdhelur”ca si shumë. Atje në gjyq, i them, do të shoh se si do të cicërishë. Të tëra me impulse të nxehta këto thëniet e mia. Kur tak ngrihet nga presidiumi, kryetarja ekëshllit te bashkuar(që edhe ajo qe e një rrangu me këtë drejtoreshën, por mendjekthiellët. ) – Shoqa X. . . më vjen keq, por Papi ka të drejtë. E ke fyer dhe unë jam me të deri në KQ: Kur ç’të shihje? ! A kini parë një ballonë të tejfryrë që bën “bam? ! “. Unë ca se qeshë nxehur, ca se gjeta mbështetje tek një njeri i ndershëm(ka patur plot komunistë të ndershëm)i them: – Po, po në gjyq dhe si dëshmi do të kem këtë raport, faqen e parë të të cilit, enkas e shkrove për mua. Ajo: – Në fund të fundit, unë e fshi atë. Dhe zuri ta fshinte si ai nxënësi i keq që zhduk një kopje. Pse ta zgjat? NË të shumtën e rasteve na kanë drejtuar të paaftit. Tani pse e kam titulluar tregimin tim”Ndjesë Vezirit? ! “. Veziri ka qenë një nga mijëra nxënësit e mi. Mos po ekzagjeroj? JO. Gjatë 40 – vjetëvë duhet t’u kem dhënë mësim, mesatarisht, reth 4000 nxënësve. E, pra, Veziri ka qenë një nga nxënësit e mi nga i cili kam marrë një leksion që nuk do ta harrojë kurrë. Ishte shumë i zgjuar dhe nga natyra shumë i gjallë. Sa ta shihje aq i bukur qe. Kur e ruan këtë bukuri edhe sot që i ka kaluar 40 – vjetet! . Unë kam qenë shumë kërkues dhe, të them të drejtën, kam përdorur edhe pëllëmbën. Me turp e pohoj këtë sjelljen time, po turpi për të gjallët është. Dhe më turp do të qe, sikur këtë të metë timen ta mohoja. Se, sa ta lexonte kushdo nga nxënësit e mi këtë tregimin tim, do ta humbte respektin për mua. Dhe duhet ta dini: të gjithë nxënësit(edhe ata më të ashpërit)kanë afeksion për mua si mësues. Vezir bukuroshi i takonte një familjeje që nuk shihej me sy të mirë nga partia. Xhaxhanë e tij e kishin pushkatuar. Dhe Veziri i dinte mirë këtë gjë. Nuk ua varte mësimeve fare. Qe gjynah. Me ato të dhëna dhe rrezikonte të mbetej. E ngre në dërrasë: tap – topi. Fap! , fllacka ime? ! Qe i guximhsëm: – Pse më qëllon? – më tha me të drejtë. – Se jot motër vjet mbaroii me të tëra dhjeta. Dhe ai: – Me të tëra dhjeta dhe po punon në bllogun dhjete! ! ! Mua sa s’më ra pika. Sikur dikush më hodhi një kovë me ujë të ftohtë mbi shpinë. I turbulluar, me një vrasje të madhe ndërgjegjeje, mezi e mblodha veten dhe i thashë: – Mirë, shko ulu. Mësimi ngeci dhe ora u sakatua. Qe ai që më kish qëlluar me shuplakë dhe jo unë. Mora një mësim të mirë. Atëherë nuk qeshë i zoti t’i thosha më fal, por më vonë e bëra këtë gjë. Që atë ditë, kurrë nuk rrihja më nxënës pse nuk mësonin. “Vezirët” qenë pjekur para kohe dhe e dinin mirë perspektivën e tyre.
Duke sjellë vetëm dy pasazhe, natyrisht, nuk bën dot anatominë e gjithë atyre 50 – vjetëve, por si emërues i përbashkët mund të themi se jemi udhehequr nga të paaftë. Se kur i thashë një oficeri të zgjuar për një komisar që ngjarjet historike i bënte çamur, “pse i mbani këta masatër, – i them” dhe ai si burrë i zgjuar që qe(se, domosdo kishte dhe tëaftë)më tha flakë për flakë: – Me se do ta ndezim eshkën ne? ! Pra, nga ata që për të ndezur eshkën ka patur plot. Ndaj nuk kemi bërë përpara. Përkundrazi. Por a kemi shpëtuar ne nga paaftësia, tani kur ka ardhur demokracia?
Unë mendoj se, ende, jo. Derisa drejtuesit zgjidhen nga militantët partiakë, s’mund të themi se kemi shpëtuar. I them titullarit te arsimit unë(punoja si inspektor në Drejtori)ore në filan shkollë duhet ta heqim drejtorin, se jo vetem është me një paloshkollë kulture(për masovikë të qëmotshëm), por është dhe fare i paaftë. Atje është një mësuese me kualifikim pasuniveristar dhe të bëjmë atë drejtoreshë. Ai: – E, mor e, – e di atë punë po nuk do kryetari(ish fjala për kryetarin e partisë në reth). Se vërtet, – vazhdoi të më sqaronte, – është me atë shkollë, po nuk u ndahet mentigjeve te partisë, familjarisht ai. Unë: – Pse prapë tek partia? Ai: – Pse çfarë kujtove se u bë deti kos? ! Aq më keq që kjo paaftësi i shtrinë krahët deri në qeveri, ku për hire koalicionesh, vete kapërdiset në kolltuk qeveritar një që, nga mendësitë dhe aftësitë, është larg nga një njeri me nivel mesatar. E keqja është se tani, ndryshe, nga koha e diktaturës, mund të vjedhësh jo vetëm shkollimin, por deri dhe gradën shkencore. Ç’them, nuk është as trillim dhe as keqdashje. Punova gati 10 – vjet ne demokraci dhe puna më çoi që të ngjitë shkallët e ministrisë së Arsimit disa herë. Edhe të Institutit të përgatitjes shkencore. Dhe jam befasuar! Kam gjetur me grada shkencore dy plagjiatë te demaskuar nga shtypi që kishin bërë karrierë. Jam i sigurt që ende japin mend. Pse kot i kanë titujt ata? Të vinte ndot t’i dëgjoje dhe nëpërkëmbnin të tjere(kolegë të tyre) që ishin jo vetëm me një përgatitje të lartë, por me një punë serioze. Kur ndodh në kupolë të arsimit kështu, vaj halli të tjerat. Dhe ndaj dhe nuk ecim përpara. Në mbyllje(se u zgjata shumë) më duket se na shkon për shtat ajo thënia popullore që e tregon këtë gjendjen tonë, me atë porosinë që i dha një nga këta të”aftit” një të vdekuri: – Në të pyeçin se si po ia çojmë ne këtyre anëve, . u thuaj vetëm kaq: kyetar kemi filanin? ! E gjejnë vetë ata pastaj se si jemi. . . Mos po ekzagjeroj? Pres që ta thoni fjalën tuaj.
Përparim Hysi, 31 korrik 2007
Lini një Përgjigje