Ode për tranzicionin

by

(Këngë: këndohet me lahutë!)

“Me dialekt të përzier?!”
Lum e lum për të madhin Zot!
Si qemë dje e si jemi sot?
Dje po qe veç diktaturë
Dhe na rropi 7 lëkurë!
Sot po erdh demokracia
Dhe na mbyti anarshia.
Me të panjohura “ekuacioni”
Zgjati shumë ky tranzicioni.
Punë nuk ka, as ujë as drita
A s’merr veshë?A tha “korita”.
E ku ishe?Asgjëkundi. . .
Shqipëri, të mori lumi.
Se në krye do mytebera


Që po majmen bash si derra!
Një rreh gozhdën, tjetri patkoin
Le prej fisi a prej soji?!
Por të gjithë bash si zorzopa
Ç’të them emra?Të zë koka!
Qesh lexuesi: ha – hi – hi!
A s’kanë derrat një turi?
Veçëse fryrë janë si mamutha
Ka prej tyre janë dhe skutha?!
Por s’e pata me ta llafin
Se askush nuk ta ka vaktin.
Halli jem a Shqipnia
Që e mbyti, thuaj. vorfnia!
Nuk ka punë a mjet jetese
Dhe s’jetohet – o prej djerse?
Veç do horra po bëjnë pare
Se si? duket ashiqare!
O me drogë a prostucion
Se i thonë – o tranzicion?!
Pse më duket bash zezonë?!
Se po zgjat-o si maratonë
* * *

 

E kam pat unë nji komshi
Që m’i kish një varg fëmi!
Që i kish, mirëse i kish
Por problemi gjetk m’ish?!
Se kur erdh demokracia
Ca “ndryshime” bën komshia!
Se fëmijtë morën kurbetin
Edhe gjetën”selametin”.
Për ca muaj në kurbet
Sollën aq sa ka një”shtet?!”
Pa na ngritën shpejt një vilë
Me pishinë e thurur mirë!
Që të gjithë nga një veturë
Tash komshia del me shpurë?!
Ca”sejmenë” i shkojnë nga prapa
Mos, papritur, e”djeg” vapa?!
Dhe në klub pijet i zgjedh
Ç’janë prej vendi, poshtë i hedh!
Pra, komshia, bërë aga
Opo lëre mos e nga!
Kam do djem un’bash si luana
Dijnë e “lujn’ “nëpër dogana!
Kanë lanë nam o në kurbet
Shih e shkruaj dhe i sheh vet!
Unë e shoh dhe mirë e di
Se si vunë – o pasuri!
E, më thotë, mandej komshia
Rroftë e qoftë demokracia
Ti, – më thotë, – mbete si je
Nga kjo botë asgjë nuk pe.
Si, or burrë, nuk bën si shokët
Se të kam – o pikë të dobët!
Orë në dorë dhe orë në xhep
Kjo e xhepit: me qostek!
Ka ndryshuar për mirë komshia
Rroftë e qoftë demokracia!
Por çfarë ndodh o pas ca kohë?
Dëgjoj kuje: ah e oh!
Ah dhe oh dhe batërdi?!
Çfarë ka ndodhur, o komshi?
Hajde, mik, më gjet hataja
Tek kthenim nga kasabaja
Dikush doli na zu pritën
Na qëlluan dhe na grabitën
Dy m’i vranë, dy m’i plagosën
Të plagosurit: sa u sosën!
Tash jam vetëm, i padjalë
E pse dua të rrojë gjallë?!
Mbeti vila si zezonë
Por komshia ende rron.

 

* * *

 

Historinë unë nuk e shpika
Se të tilla ka për dita!
Shumë që vun’kshtu pasuri
S’u pëlqen kjo histori.
Punë e madhe: s’më prish punë
Por të tillë janë shtuar si shumë.
Që janë shtuar, nuk është mirë
Shkurt hesapi: është mënxyrrë.
Le ta dinë se ç’vjen prej llumbi
Kurrë për ta, nuk asht i mirë fundi.

Përparim Hysi

shkruar më 15 maj 2003
Dërguar për ”peshkupauje” më 27 korrik 2007

Një Përgjigje to “Ode për tranzicionin”

  1. edrus Says:

    1.
    edrus thotë:

    31 Korrik 2007 @ 6:53 am

    Ky është gabimi, sepse dhe lirinë për të bërë gjithçka(në kuptimin e plotë të fjalës), njerëzit ja vishnin ‘demokracisë’ .
    Dhe demokracia shqiptare, pranonte këtë reklamë si pishtare e lirisë, për të mos ngritur zërin dhe të thoshte se jo për gjithçka kemi të drejtën që të bëjmë ç’të duam… janë ca gjëra, që në çdo sistem kanë të njëjtin emër: vjedhje, prostitucion , drogë….. dhe të bësh gjithçka(ku me gjithçka nënkuptoj këto të mësipërmet) mund të jetë legale dhe e pranueshme vetëm në një demokraci arnautistane.
    2.
    iliriani thotë:

    31 Korrik 2007 @ 8:15 am

    Pershendetje, Perparim! Je lodhur kot me kete tekstin e sajuar… aq me keq qe je perpjekur te perdoresh folklorin per ta bere sa me popullore idene tende…
    3.
    akksidental thotë:

    31 Korrik 2007 @ 9:22 am

    Kam degjuar nga shpesh veta justifikimin se periudha e totalizmit ne nje fare menyre i beri njerezit ta fusnin ne bardh-e-zi gjith sistemin e vlerave, duke menduar se cdo gje qe athere nuk ishte e lejueshme tani te ishte normal biles ndonjehere zotesi. Dhe jo se ja “vesh” te gjitha monizmit, por po te shikosh ky lloj mentaliteti verehet jo vetem tek kriminelet e zakonshem por edhe tek “klasa “intelektuale”… biles tani kur perdora fjalen kriminelet, cuditerisht u cudita me veten 😀
    4.
    Ardi thotë:

    31 Korrik 2007 @ 9:52 am

    Jam dakort me parafolesit se cdo sistem ka te mirat dhe te keqijat e tij. Ju lutem mos me vini damken socialo-komunist e ku ta di une se ne pozicionin tim ku sherbej jam nje krijese kapitaliste. Megjithate dua te jem ne ato qe them konkret me shembuj. Diku ne internet gjeta fjalimet e E.Hoxhes mbi temat e Kosoves, minoriteteve etj, dicka me beri pershtypje, oratoria e tij ndertimi i fjalive komunikimi me masen e njerezve nuk kishte te krahasuar me Prof.Dr. z.Sali Berisha Ky i fundit nuk mund te lidhe nje fjali per se mbari, mezi i gjen objektit ne fjale gjinine mashkullore apo femerore, sterklat e peshtymes nuk kane te numeruar. Do te thoni ju se Hoxhes ja pregatisnin fjalimet, kjo eshte e vertete, por edhe Berishes ja pregatisin, por oratorine, fuqine lidhese dhe bindjen ne ate qe thonin dikur udheheqesit komuniste nuk e kane zoterinjte Rama, Berisha, Meta etj. Beni krahasimin e tyre ju lutem me kryetaret e sotem te partive dhe parlamentaret e sotem shikoni dhe vini re diferencat intelektuale, ata thone gjera te thena dhe te sterthena pa kuptimin me te vogel dhe pa permbajtje.
    Vini ne peshore Lumturi Rexhen me Majlinda Bregun qe s’ka deshmuar nje dite pune ne librezen e saj. Lexoni korrespondencat e sotme te ministrive ose te institucioneve qendrore dhe ato te dikurshme! Komentet nxirrini vete se une per vete i kam nxjerre.
    Respekte
    5.
    SERI thotë:

    31 Korrik 2007 @ 4:18 pm

    Me pelqej menyra e trajtimit te ketij fenomeni nga ana jote z. Hysi ,se me than te drejten per nje kohe jo te shkurter nje pjes e shoqeris filluam te ndjehemi inferior karshi ketyre zollumqarevepor koha po tregon qe nuk e kane te gjate po frika eshte se jane shume.
    6.
    adriatik thotë:

    31 Korrik 2007 @ 5:27 pm

    ardi, asnje njeri ne bote nuk prish shtepine e vjeter pa ndertuar te rene, shume popuj te kulturuar ruajne edhe shtepite e vjetra. Mua nuk do te me vinte keq po te me thoshte dikush soc-kom vetem per arsyen se them te verteten lidhur me egzistencen e shtetit shqiptar komunist.

    Sinqerisht mua me vjen mire qe njerzit dalngadale po vine ne vehte nga goditja tragjike dhe xheloze e 17 vjeteve anarki perkundruall 50 vjeteve rregull dhe zhvillim. Ndersa te gjithe njerzit e ndershem dhe punetore kerkuan ndryshimin e sistemit per nje jete me te mire, mbi popullin rane te gjitha totemet, artifaktet dhe reliket e mprehta te mijvjecareve per tu hakmarre vetem pse ndertonte pavarsine e vet si gjithe kombet e tjera.

    Zotit Perparim, do t’ju kerkoja shume te falur per ate qe nuk do mund te flisja per stilin dhe bukurine e fjales ne krijimin tuaj “Ode per tranzicionin”. Persa i perket permbajtjes, dua tju falemderoj per realizmin e fjales dhe te ngjarjeve. Mendoj ate qe e mendon shumica se duke e njohur me mire realitetin e Shqiperise se pavarur100 vjecare,do te ishte me shume e mundeshme qe shqiptaret te bashkoheshin ne pikat themelore apo ne shtyllat mbeshtetese te nje kombi Liri, Barazi, Vellazeri.

    Francezet nuk e vune Pavarsine ne togfjaleshin e pare sepse kurre nuk e diskutuan ate. Ndersa ne na duhet me shume realizem per realizimin e te drejtave themelore te njeriut se sa propaganda demokratike kunder diktatures. Shpresoj qe te ndajme pikpamje afersisht te barabarta lidhur me disa gjera kryesore.
    Ne kemi humbur shume nga pavarsia kombetare.
    7.
    Perparim Hysi thotë:

    31 Korrik 2007 @ 5:29 pm

    Ju falenderoj ju qe gjetet kohe per te dhene mendime per”Ode tranzicionit”.Nuk besoj se jam lodhur kot,Ilirian!Tranzicioni po zgjat shume dhe po behet si kercenim.Eshte tjeter pune ne e ke se orvajtja ime”folklorike”eshte e dobet.Sidoqofte,une mendoj se shkaku qe ky tranzicion eshte kthyer ne maratone,na ngarkon(sipas “seres”) edhe ne pakesa me faj.Duke heshtur dhe bere sehir,keshtu do te zgjase pambarim.
    Perparim Hysi,31 korrik 2007
    8.
    ardi thotë:

    31 Korrik 2007 @ 9:48 pm

    ….Je lodhur kot me kete tekstin e sajuar… aq me keq qe je perpjekur te perdoresh folklorin per ta bere sa me popullore idene tende…
    …ore perparim, nuk lexon dita me dite ketu tek peshku ti, “poezi”-”letersi” ftjkt…qe duhet ti marresh me mend 3/4 e asaj qe shkruhet…ka ardhur koha e “modernizmit”…….nuk ka rendesi ndjenjat…dmth ata qe shkruajn keto =jane kadra budra, ndjehen te tille dhe ata qe i vleresojne patjeter jane te tille……ca kalamaqer qe thua ti linden ne demokraci, ne abstrakto- modernizem direkt…dhe folklori apo ndonje fjale popullore i duket e sajuar….le qe edhe ti coku i vlereson keta “kocerat e teto ollges”….
    9.
    akull-naja thotë:

    31 Korrik 2007 @ 10:09 pm

    Mua me pelqeu, nje lahute do i shkonte per qejf. S’ka nevoje per koment, e sidomos per krahasime te para e pas ‘90-s.

    p.s. Perparim, lexova poezite te blogu yt. 2003-shi paskesh qene vit i papare. 🙂
    Pershendetje!
    10.
    Leon thotë:

    31 Korrik 2007 @ 10:20 pm

    Nuk arrij te kuptoj se si mund te quhet kjo poezi e sajuar???
    Per mua eshte shume reale dhe e dhimshme…
    Mos te harrojme qe ajo qe ajo qe perjetojne njerezit ne shqiperi nuk eshte demokraci…Ju mund ta quani anarshi,mjerim apo shkaterrim,por kurresesi demokraci!! Nuk ka asgje te perbashket…
    Perparim urime dhe poezi te tilla duhen futur ne sistemin shkollor shqiptare, qe femijet te kuptojne pasojat e anarshise dhe injorances!
    11.
    iliriani thotë:

    4 Gusht 2007 @ 12:09 am

    Un i mbetem mendimit se ky text eshte i pavlere… satira te tilla me vargje teterrokeshe jane shkruar ne shtypin shqiptar qysh nga fillimi i shekullit te kaluar… mjeshter i disa prej tyre ka qene Fishta… Metamorfoza, Gomari i Babatasit, Visku, etj…

    Po te doje Perparimi, ose ndonje tjeter, mund te vazhdoj te shpjegoj hollesi rreth keqtrajtimit te gjuhes letrare dhe keqtrajtimit te temes politike qe perdoren ne kete vargezim satirik pa dobi…
    12.
    emigrant thotë:

    6 Gusht 2007 @ 1:31 am

    iliriani, une oden e tranzicionit nuk e kam lexuar. S’di a do ta lexoj. Vetem se dua te them qe ty te ndihet zeri pothuaj gjithnje kur nuk te pelqen nje krijim. S’para te shoh te pergezosh njeri. Kur dihet qe ne ketu celebrojme njeriun. Shekspiret ja kemi lene Fayardit and Co.

    Po ashtu, nqse ke kontribut konkret per te sjelle, sille. Maniera si:
    Po te doje Perparimi, ose ndonje tjeter, mund te vazhdoj te shpjegoj hollesi rreth keqtrajtimit te gjuhes letrare dhe keqtrajtimit te temes politike qe perdoren ne kete vargezim satirik pa dobi…
    nuk jane prej xhentellmeni, per te thene me te pakten (mendejmadhesia qe ato permbajne i con gjithashtu ne drejtime te tjera, qe e kapercejne sinorin e etikes se komunikimit).
    13.
    iliriani thotë:

    6 Gusht 2007 @ 11:21 pm

    I dashur Emigrant! Ndryshe nga ty, une vjershen e lexova me vemendje sepse kam respekt per Perparimin… Ne dy mesazhe dhashe direkt dhe pa doreza mendimin tim, kur pashe se ndokush me eshte turr mua, sikur eshte faji im qe vjersha eshte e dobet…

    Le te vijne ata qe e njohin poezine dhe te na thone vlerat e saj…
    14.
    iliriani thotë:

    6 Gusht 2007 @ 11:24 pm

    … thashe… kush te doje shpjegime… jo per mendjemadhesi… por pashe se njerezit m’u duken te painteresuar… dhe mendova te mos lodhem kot gjere e gjate te shkruaj per nje lende qe e ka mbuluar indiferenca…
    15.
    emigrant thotë:

    6 Gusht 2007 @ 11:26 pm

    Komenti im nuk kishte lidhje me poezine e Papit, por me ty, Lir.

    Nga shume e pranoj hidhtesine. Nga ty nuk e pranoj. Nuk e besoj. Ti nuk je “nursez”. Se po e pranova, dmth e ka mare ferra uraten.
    16.
    mali thotë:

    7 Gusht 2007 @ 3:51 pm

    Debat interesant ky.
    17.
    NYC_usa thotë:

    7 Gusht 2007 @ 4:29 pm

    ndoshta me lahute do degjohej me mire kjo se kur e lexon te duket e arnosur…

    sa per debatin e demokracise,tranzicioni nuk eshte i lehte as ka ndonje kohe te percaktuar as formule qe po u be keshtu do te jete i sukseshem. Edhe amerika qe mbahet si shembull i demokracise (e do te imponoje versionin e vet) eshte larg nga te qenit perfekt.

    eshte veshtire ti analizosh gjerat kur jane ne zhvillim e siper dhe situata tek ne vazhdon te jete e nxehte se ne zgjedhim ne krye mjekun personal te Enverit ose Nanon qe na rrjep paturpesisht sa i here i jepet rastit. Jo se do te kishim shume alternativa, dhe eshte bere e ditur qe kasta politikane qe trasheguam nga komunizmi do te reformohej (me zor, deshire, apo thjesht per karriere), por s’e kishte parashikuar njeri qe te gjithe ishim kaq te papergatitur per te pritur demokracine.

    Kur ishin firmat, kush s’gezonte, kush se deshi demokracine. Populli u kenaq me boomin ekonomik, deri sa e hengri keq, dhe me keq pasojat. Te mendosh se cfare gabime fatale kane lejuar qeveritaret te ndodhin ne emer te demokracise, nje fytyre te vjen e nje te iken nga sikleti.

    Une si ve faj atij “personazhit” me 11 femije te poezise qe e perjeton demokracine ashtu. Aq din aq ben, ajo i erdhi per hise. Ama, meson njeri kur peson. Ndersa ne mbyllim syte me qeveri qe na mashtrojne, dhe kur na japin uje e pijme, kur s’na japim themi e ka fajin tranzicioni. Eshte bere Shqiperia harem, e shqiptaret zuska me syte ulur qe presin tu vij radha.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s


Këtë e pëlqejnë %d blogues: