Përjetësisht i dashuruar!
(cikël me poezi)
“Poetët dashurojnë tërë jetën!”
Pablo Neruda
1.Përjetësisht i dashuruar
Mos më thoni:si e qysh?Si e qysh,o babagjysh?!
I këndon ti dashurisë mu në vërsë të pleqërisë.
U përgjigjem kollaj fare:-Dashuria nuk njeh moshë!
Se,sa shoh një tringofare,unë nga plak,bëhem riosh?!
Edhe zë rois si bletë,po rois e kërkoj zgjua
Se tani kam vënë fletë,hajde,tani,dhe më mbaj mua?!
Zë këndoj bilbilgjyzar,zë këndoj si shtruar-shtruar.
Dreq-o plak e mallpashuar:përjetësisht i dashuruar…
5 maj 2004
2.E marr vesh
E marr vesh:ke zbritur nga qielli
(po krahët s’i shoh ku i ke?)
Në e humba pusullën,i mjeri
Fajin veç ti,moj, ma ke?!
Se je e bërë si me dorë
Stolisur e ujdisur me porosi
Edhe sikur të isha shënjtor,
Do të kthehesha në djall,s’ka se si?!
3 maj 2004
3.U ndeza flakë
Ndjenjat dhe mendimet m’u ndezën flakë
Një vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time
Ah,ta hajë dreqi!Harrova që jam plak?!
Renda pas të bukurës,si në rininë time.
Dhe ç’them e shkruaj,jo,jo:nuk është ëndërr
Por realitet i prekshëm,si ta zëshë me dorë!
Qe një bukuri:shpatë më çau në zemër
Aq u lumturova(qiellin zushë me dorë?!)
Por lumturia zgjati fare pak
Qe si një dremitje,si të mbyllje sytë!
E ku ka lumturi,kur je si unë plak?
Tek vjershën e mbyll,bëhem si i dytë.
3 maj 2004
4.Në buzët e tua
Në buzët e tua-një luzmë me ëndrra
Tek i pashë ashtu,më fërgëlloi zëmra
Edhe zëmërimin e ke të magjishëm
Ndaj mora guximin,të putha fuqishëm…
3 maj 2004
5.ZU…
Zu të dridhej i tërë trupi
Thuaj se më mbete në dorë?!
Po unë mos vallë isha harbuti,
Në çast dhe t’u bëra “doktor”
Buzën time vura mbi tënden
Melhem më qe buza a ilaç
Dridhjen këmbeve me ëndjen
Gjithshka më dhe si”haraç…”
3 maj 2004
6.Ikën mendimet
Mendimet tokësore ikën nga unë
Se ja,siç duket,jam në planet tjetër?!
Ah,ta dini,me kë tani jam unë
Hak do më jepni patjetër.
Se jam me një me sy të kaltër
Me sy të kaltër si qielli!
Kam hak që nga toka jam çartur
Në tokë mos më kërkoni! S’më gjeni…
3 maj 2004
7.Sa…
Sa e bukur që qe ëndrra,
Aq neveritës është realiteti!
Çorbë-çorbë m’u bë mëndja
Ah,ëndrrën kush ma treti!
Ma treti,ma humbi,ma çbëri
Realiteti?Ky dreq i neveritshëm?!
Ta dini,ta dini ç’më bëri?
Më ndau me miken:sa frikshëm!…
3 maj 2004
8.Moment
Bërrylin nazik kam si nënkresë
Sytë e përzëmërt,mend më përpijnë?!
Dy gjinjtë luleshttrydhe unë i kullufis
Më je dhënë e tëra:më dorëzon “tapinë”
Tani jam”pronar” që kam “linçencë”
Me”tapi” në xhep,”truallin” zë “plugoj”
Çast,o çast i bukur,më mbaj mendtë e kresë
Se jam aq i lumtur,sa gati shkalloj…
3 maj 2004
9.Ia vlen
Ia vlen,ndonjëherë,që të jetosh
Të jetosh,qoft dhe për një ëndërr.
Se,ndryshe,të duket vetja bosh
Pa të,në makth je.Tamam i çmëndur.
Kjo ëndërr të kthehet në obsesion
Gjumë, mezalla,nuk fle i qetë.
Ndodh kështu veç kur dashuron
Ia vlen pra: se pa dashuri s’ka jetë.
3 maj 2004
10.Gjumi m’u çart
Dita ikën me ngadalë
Nata vjen dhe më pushton
Një mendim i valë,i valë
Sikur zemrën ma valon
Sikur vjen,ma vë mbi prush
Dhe ma pjekë me ngadalë
Zemra ime vënë mbi prush
Nga mendimi kaq i valë.
Ca i ngrohur,ca i pjekur
Nëpër natën që aq zgjat
Gjysëm gjallë e gjysëm vdekur
Gjumi im shkoi,u çart…
7 maj 2004
11.Ajër dua të isha
Ajër,ajër dua të isha
(ajëri di të hyjë ngado?!)
Sepse ajër,po të isha
Do t’i puthja buzët-o!
Fërgëlloja nën fustan
dhe mandej,dhe nën këmishë!
Puthja gjirin tënd,moj xhan!
Zë e ngjitesha nëpër mish?!
Nëpër mishin e lëmuar
Të lëmuar?!Mos qe shkumë?!
Mbeta-mbeta mallpashuar
Si s’u ngopa njëherë unë?!…
9 maj 2004
12.Nuk di
Nuk di ç’pëllumb t’u ul mbi qepallë?
Se ti i mbylle sytë sikur t’i vrau dielli
Unë mbeta gojëhapur si djall
Si peng i atij misteri.
I hape sytë dhe pëllumbi fluturoi
Unë gozhduat të marrë veshë ç’qe?
Buzëqeshja jote si reze dielli më qëlloi
Tani perëndova unë dhe e di pse…
9 maj 2004
13.E kuptoj
E kuptoj që e kaloj masën
S’pyes për norma e moral!
Nuk e mbaj siç duket ngasën
Kam një ngasë që quhet mall.
Mall që lind si vetvetiu
Sado matem ta pengoj
Por bie brenda unë,i ziu,
A sheh?Ju dashuroj.
Befasoheni?Unë e shoh
Porse mallin dot s’e mbaj
S’jam i poshtër.JO,moj,jo.
Që ju dua,hiç s’kam faj.
Se më je ti aq e mirë
Sa e mbush kët’ zemrën time
Ndaj dhe shpirti m’u bë fir
E merr vesh,o mikja ime!…
10 maj 2004
14.Tek rri shtrirë
Tek rri shtrirë në krevat,në mëngjes e pak si vonë,
Zë më kap një mall i madh,për një iks a ypsilon?!
E pushtohem debulese,deprimim a s’di se si?
Zë e kapem pas një shprese(o moj mike,ku je ti?!)
Dua të zbraz mallin që kam,është i mbartur ka kaq kohë!
Porse miken larg e kam,e gulçoj dhe bëj bobo!
I ngarkuar me ngashërima,nga e keqja bëhem keq.
E më zënë ca ulërima(pleqëri të veshë në dreq!…)
10 maj 2004
15.E,çfarë pastaj?
Jo,-më the,-ti kërkon shumë
( e kam buzën për një tjetër!)
Po ku pyes për “tjetër”unë
Pse kot qenkam”stekë e vjetër?!”
Pse,-të thashë,- mos i vuri masën
Dhe s’e gjen tamam atë?
A e sheh që sa s’marrë prrallën
JO.Pa puthur nuk të lë!
Je e”zënë”: e çfarë pastaj?
Mos do bëhet vallë qameti?
Kur pa fjalë unë e “përrlaj”
Seç më dodj si kandil deti…
10 maj 2004
10 Dhjetor, 2007 te 1:38 pm
Djem bre
kuptoni niher se krejt ne bot sosht loj
as femnav mos ja prishni zemren
se qajo femen munet mu kon naj zemer!!