Archive for Gusht, 2007

Një zog

11 Gusht, 2007

Një zog

Një zog i lumtur ka hapur krahët
Ka hapur,ka pushtuar zemrën time!
Dhe s’mbahem nga ohet dhe ahet
Se jam me ty,moj shpirtja ime.

 

Cicërin-cicërin gëzueshëm
S’mbahet,s’mbahet kënaqësisë
Ah,se ç’çast i mrekullueshëm!
I tillë është çasti i dashurisë.

 

Dashuria është tërë bota
Të tjerat janë veç marrina
Dhe ja tek të marrë hopa
Ty që me je vetë mrekullia.

30 mars 2007

 

“Vera” e hireve të tua

11 Gusht, 2007

  ”Vera” e hireve të tua

“Vera” e hireve të tua
Seç më dehu(qe “verë” e fortë!)
Je e bukur,s’ke se ç’thua
Më goditi mu në kokë.

 

Edhe mbeta me gojëhapur
Sikur hëngra “gjellë të nxehtë!”
Se,sado që jam flokzbardhur,
Kam ende një dell sherret.

 

Zë kullos në kohëra djali
Kur kullosja hergjele
Ato hire:t’i marrë djalli!
Sa më ngasin:olele!

 

Dhe bërtas siç bën i marri
Jam i dehur:s’e bëj hasha!
Qasu t’hu se më griu malli
Plasa,hiremadhe,plasa…

29 mars 2007

 

Plak ashik (poezi)

11 Gusht, 2007

Plak ashik(poezi)

1.Zgjim rinor

U zgjova nga një gjumë rinor
(gjumë i bërë këtu e ca vite?!)
Dhe erdhi çasti”qiellor”
Sikur qeshë me ty,shpirte!

 

Siç shihet:u riha,u riha!
Pleqëria më la shëndenë
Më tej: u shpiha,u shpiha
Ah, ç’çaste! Ç’çaste që qenë!

 

Por tak dhe,pas pak,u kthiella
Gjithshka qe veç iluzion!
Sado që më pëlqeu “gjella”
Të gëzohem tani?Është vonë!

 

Se ikën çastet rinore
Pleqëria ka vënë domenin.
Dhe shfryj prej çasteve iluzore
Se hiç s’e mbaj dot helmin…

27 mars 2007

 

~