Blerim i vonë (lirika)

by

1.Shpirti im

Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Në se pak unë u mbollisa,qe një kohë,e gjithë:zezonë!
Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,-thonë,-në vreshtë!
Epo s’isha Don Kishoti,atë kohë ta zija heshtë?!

 

Edhe heshta,edhe heshta:të rrah gjoksin?Krejt e kotë!
Nuk guxoj të shkruaj vjersha:qe një kohë,aman,o Zot!
Sepse shkrimi qe dëshmi,s’ka se ç’duhej dëshmitari?!
Shkurt e shkurt lexues të mi:drejt përdrejt tek Haznedari.

 

Ky përditë lëpinte kosën,s’ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën:më mirë vdekur se sa gjallë?!
Ndaj buisa pak si vonë,ndaj kaq shumë unë u mbollisa
Më mirë kurrë a më mirë vonë:kështu heshtjes iu vu pika.

17 gusht 2005

 

2.Obsesion

Malli i beftë më pushtoi,më pushtoi dhe nuk më lë
Një copë plak të dashuroj,mos më pyesni si a hë?!
Si,pa dashje,vjen më kap:vjen më kap dhe s’më lëshon?!
Dhe ma bëri mendja”fap”(se dhe mendja fluturon!)

 

Fluturon si të jetë zog,është bërë zog dhe ka vënë krahë!
Vjen aty ku s’jemi tok,vjen aty se kam sevda!
Kam sevda dhe ma do zemra,ma do zemra ta kem vetë
Por dëshirat mbetin ëndrra:ah,moj ëndrra,më bëtë petë!

 

Më bëtë petë e po hollohem,jam tamam si fije bari!
Si qiriri po kullohem,po kullohem veç nga malli
Malli i beftë më pushtoi,mua,tani,në pleqëri
Jua them troç:ju dashuroj edhe dua t’ju marrë në gji!

 

Nuk është trill i një të marri,por buron thellë nga zëmra
Aq i madh më është malli,sa,mua tëng ma bëka zëmra!
Dua të marrë në gjirin tim,që nga malli sa s’pëllcet!
Ah,ta dish,o shpirti im!Ti më je e shtrenjtë,vërtet…

25 gusht 2005

3.Për ty

 

“Ajo ishte kaq e bukur, e lëmuar,
plot pasione dashurie.”
Lomens
Sentencën e kam shkruar për ty,
Se aq shumë,moj,të shkon për shtat
Ti sikur ke lindur veç për dashuri
Ndaj,për ty,dhe imi varg!

 

Por unë kurrë,ndoshta,nuk arrij
Që portrettin tuaj ta skalis
Tek shkruaj,duket se po mbërdhij
Sikur tak dhe më pushtoi një ngricë!

 

Mbërdhij,me të vërtetë,i tëri
Si të jem i zhytur në dëborë!
Se pas jush jam dhënë,i tëri
Sa dhe frymë,tash,marr me zor!

 

Kam një neps të shijoj atë brishtëni
Ato ije aq të buta dhe të ngrohta
Se ti je e lindur veç për dashuri
Ti,për mua,je krejt bota…

3 gusht 2005

4.Hojeza jote-mjaltë

“Hojzen”tënde mjaltë
Gati me lugë hëngra
Sikur më zunë djajtë
Ding e ding u “dënda”

 

Ding e ding:u “dënda”
Dhe,më pas,u “shëmba”
Sado që u “shëmba”
Pse prapë ma ka ënda?!…

1 gusht 2005

 

5.”Parfumi”i buzëve

Parfumi i buzëve të tua:
Erë bari të njomë-larë nga një shi maji!
Por këtë”parfum” e dua,moj,e dua
Dhe aq shumë e dua,sa s’e kam kollaj.

 

Qe “dehës” ai parfum dhe më ra në kokë
Siç të bje në kokë vera e vjetër
Ja,kështu e kujtoj,kur u puthëm tok
Dhe që mos harroj:po e hedh në letër.

15 korrik 2005

 

6.Ashtu

Ashtu si kalin që ndjellë tagjia
Më ndjellin sytë e tu
Ç’ka bërë,ç’ka bërë Perëndia?
Gjen tjetër sy kështu?

 

Dy sy blu mbushur me qiell
Si qiell i pastër-ar!
Një shpirt më hyn,një tjetër del
Ndaj puth sytë me mall.

15 korrik 2005

 

7.Si…

Si një psherëtimë e ndrydhur,gjatë
Shpërthen kjo ndjenja ime!
S’e them me fjalë dhe as me kartë
Se ç’ndjej,o shpirtja ime!

 

Është ndjenjë e thellë dhe krejt e artë
Merr vesh,o mikja ime?!
Për masë matet veç me karat
Se del nga zemra ime.

 

Kam zemër të brishtë si pëllumbi
Regëtin kjo zemra ime
E thellë kjo ndjenjë,s’i gjendet fundi
Për ty,o shpirtka ime.

13 korrik 2005

 

8.Ti

Ti je një bukuroshe në lulëzim
Që veçmas mua më dalldis
Ta dish,ta dish ,o shprti im!
Pa ty jam si në krizë.

 

Se herë më ngjan me livadh alpin
Ku vonë harliset bari
Me ty,kolisur shprti im
Për ty më dogji malli.

 

Hërë-herë ti me je si pllajë
Ku lirshëm unë zë kullos
Tani më thuaj:-E kam kollajë
Që mendja mos më loz?

 

M’u ndez flaka e rrebelimit
Po digjem pak nga pak
Ç’i bëre,mike,Përparimit
E dogje dhe tani,plak…

12 korrik 2005

 

9.Soditje

Hapur buzët mu si gonxhe
(kështu hapen lulet!)
Unë të shoh,moj bukuroshe
Syri mbi ty sulet.

 

Sulet-sulet i hazdisur
I mbushur është-plym!
Përmbi buzën e ormisur
Syri gjen qetim!

 

Sepse prehet dhe gjen strehë
Atje gjen “rehat”
Ato buzë,moj,si i ke
Janë të ëmbla-mjaltë.

 

Janë si mjaltë pa vënë në zjarr
Ah,sa më kënaqën!
Dhe tani për to ndjej mall
Sado që u plakëm.

14 korrik 2005

10.Ato buzë

Ato buzë të fryra,plot epsh
Gati,mua,më rrufitën!
Jo,jo të tilla s’mund të gjesh
Për to pranoj “koritën”.

 

Se buzë të tilla keq të ndjellin
Të ndezin,të shtojnë nepsin
Kur mua,plakun,më këndellin
Të rinjtë,s’do mend:i ndezin.

 

Të ftojnë ato,të vënë në ngasje
Rehat nuk e fle gjumin.
Për buzë të tilla,pranoj”përplasje”
Pse mos,si plak,dhe turpin…

14 korrik 2005

2 Përgjigje to “Blerim i vonë (lirika)”

  1. adelina Says:

    Poezitë tuaja janë mjaft argëtuese, më shlodhën me gjithë mend,përgëzime

  2. Përparim Hysi Says:

    Ku janë miqtë?

    Ku janë miqtë që unë kam patur?
    Ku janë miqtë dhe pse s’po duken?
    Mos miqësia tash është vakur
    A s’kanë kohë nga unë të duken?

    Që s’po duken,ndjej boshllëk
    Fjalën time e them troç!
    Punëve s’u jap dot jarallëk
    Se zbraztësi ndjej dhe në gjoks.

    Mu në gjoks,ku është dhe zëmra
    Se me zëmër i kam dashur.
    Dhe s’kam kohë të rroj me ëndrra
    Shkoi miqësia:me ta vakur!

    Do të vaket,domosdo
    Se kam vjete i larguar
    Ndjej një dhimbje,sa bëj “oh!”
    Pse nga miqtë unë jam harruar.
    24 tetor 2007
    2.Pse?
    Pse kaptoi kjo mendja ime?
    Sa të pa,moj,ty me sy!
    Zemra copë e thërrime
    Sa po heq,që vetë e di.

    Se më hëngri keqas syri
    Qe i madh dhe si filxhan
    Ah,t’u bëfsha të atij syri!
    Që më dysh shpirtin ma ndan.

    Ma ndan shpirtin mua në copa
    Edhe zemrën po më dysh
    Pa atë sy,unë cofa-cofa
    Sikur ja,kam marr “mësysh!”

    S’e beson?Hajd më shiko
    Si po tretem,si po thahem
    Atë sy zemra ma do
    Sa mezi në këmbë po mbahem.
    24 tetor 2007
    Pupu!
    Pupu kjo bukuria,më goditi mu në kokë
    Dhe më luajti burgjia,englendisem unë si kot.
    Shoh një lule si zambak,që harliset krejt e plotë
    Dhe,sado që jam plak,zë e rihem(apo kot?)

    Sikur ja u bësh riosh,edhe nisem pas asaj
    Tani jam”bukurosh”,elebete unë jam”ustaj”
    Më mahniti bukuria,para meje bën sfilatë
    Edhe iku pleqëria(pse më rri sahati shtatë?)
    24 tetor 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s


Këtë e pëlqejnë %d blogues: