Arkiv Autori

Blerim i vonë (lirika)

12 Shtator, 2007

1.Shpirti im

Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Në se pak unë u mbollisa,qe një kohë,e gjithë:zezonë!
Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,-thonë,-në vreshtë!
Epo s’isha Don Kishoti,atë kohë ta zija heshtë?!

 

Edhe heshta,edhe heshta:të rrah gjoksin?Krejt e kotë!
Nuk guxoj të shkruaj vjersha:qe një kohë,aman,o Zot!
Sepse shkrimi qe dëshmi,s’ka se ç’duhej dëshmitari?!
Shkurt e shkurt lexues të mi:drejt përdrejt tek Haznedari.

 

Ky përditë lëpinte kosën,s’ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën:më mirë vdekur se sa gjallë?!
Ndaj buisa pak si vonë,ndaj kaq shumë unë u mbollisa
Më mirë kurrë a më mirë vonë:kështu heshtjes iu vu pika.

17 gusht 2005

 

2.Obsesion

Malli i beftë më pushtoi,më pushtoi dhe nuk më lë
Një copë plak të dashuroj,mos më pyesni si a hë?!
(more…)

Ode për tranzicionin

12 Gusht, 2007

(Këngë: këndohet me lahutë!)

“Me dialekt të përzier?!”
Lum e lum për të madhin Zot!
Si qemë dje e si jemi sot?
Dje po qe veç diktaturë
Dhe na rropi 7 lëkurë!
Sot po erdh demokracia
Dhe na mbyti anarshia.
Me të panjohura “ekuacioni”
Zgjati shumë ky tranzicioni.
Punë nuk ka, as ujë as drita
A s’merr veshë?A tha “korita”.
E ku ishe?Asgjëkundi. . .
Shqipëri, të mori lumi.
Se në krye do mytebera

(more…)

Ndjesë vezirit

12 Gusht, 2007

 

Ndjesë Vezirit!

 

 

“Ti Neim qe s’di këndim
Je ministër për arsim? ! “
Fan Noli
Kur marrë të shkruaj për këtë tregim, më sillet para sysh një skenë ku Artisti i Popullit Luftar Paja, shkëmben batuta me kryetarin e tij. – S’më heq dot, o zoti kryetar! Ai: – Të heq! – Ëhë, nuk më heq dot! dhe gjithë ky shkëmbim batutash, përcillesh me idenë se sekretari (Luftari) qe analfabet dhe kryetari me gramë. Kur tak vjen urdhëri nga lart: analfabeti kryetar dhe ai me gramë, kryetari, sekretar. Dhe Luftari (kush më mirë se ai? !) : – Eh, të thashë? Aty tani dhe bëj si të të them. (të më falni në batuta s’është origjinale, po merreni si kontekst!). Salla shkërrmoqej me të qeshur dhe, natyrshëm, do qeshte me ketë paradoks. Ama i referohej kohës së Zogut. Dhe domosdo do qeshje. Se për të qeshur qe. Po vallë a shpëtuam nga këto paradokse ku i paafti të drejtonte të aftin në kohën e Enverit? Unë them se jo. Dhe për këtë kohë, të cilën e kam jetuar me gjithë larushinë e saj, edhe do të flas. E kam thënë edhe diku tjetër. Kurrë nuk flas për gjëra që nuk m’i ka parë syri apo dëgjuar veshi.
* * *
Idenë për dikë në është i aftë apo i paaftë, them që do ta kem rrekur kur mbarova të mesmen. Në shkollë të mesme, kur nuk më mungonte gjykimi (natyrisht, në kufijtë e moshës. se ezhdërha nuk qeshë, de! ) shikoja se sa të aftë ishin të gjithë mësuesët e mi;sa me përkushtim punonin që të gjithë. Dhe, natyrshëm, modelonin para nesh, nxënësve të tyre, vetëm dhunti pozitve pa bërë as pikën më të vogël të lëshimit. E filluam shkollën 5 klasa paralele dhe “bryma” ra mbi dy klasa me gati 80 nxënës. (more…)

Përjetësisht i dashuruar (cikël me poezi)

12 Gusht, 2007

Përjetësisht i dashuruar!
(cikël me poezi)

 

“Poetët dashurojnë tërë jetën!”
Pablo Neruda

 

1.Përjetësisht i dashuruar


Mos më thoni:si e qysh?Si e qysh,o babagjysh?!
I këndon ti dashurisë mu në vërsë të pleqërisë.
U përgjigjem kollaj fare:-Dashuria nuk njeh moshë!
Se,sa shoh një tringofare,unë nga plak,bëhem riosh?!

 

Edhe zë rois si bletë,po rois e kërkoj zgjua
Se tani kam vënë fletë,hajde,tani,dhe më mbaj mua?!
Zë këndoj bilbilgjyzar,zë këndoj si shtruar-shtruar.
Dreq-o plak e mallpashuar:përjetësisht i dashuruar…

 

5 maj 2004

 

 

2.E marr vesh

 

E marr vesh:ke zbritur nga qielli
(po krahët s’i shoh ku i ke?)
Në e humba pusullën,i mjeri
Fajin veç ti,moj, ma ke?!

 

Se je e bërë si me dorë
Stolisur e ujdisur me porosi
Edhe sikur të isha shënjtor,
Do të kthehesha në djall,s’ka se si?!

 

3 maj 2004

 

 

3.U ndeza flakë

 

Ndjenjat dhe mendimet m’u ndezën flakë
Një vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time
Ah,ta hajë dreqi!Harrova që jam plak?!
Renda pas të bukurës,si në rininë time.
(more…)